Berisha: Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi

“Socialistët kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarët.”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një bashkëbisedim me intelektualë dhe banorë të zonës së Prrenjasit. Gjatë fjalës së tij përballë banorëve, Berisha u shpreh se “Kryeministri i vendit Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi”.

Sali Berisha: Dje në Parlament tek i dëgjoja socialistët, unë u thashë atyre: Urdhëroni të shkojmë së bashku në çdo organizatë të PS-së dhe të debatojmë me ta, mirëpo siç e shihni ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarin dhe qytetarët. Kanë shkëputur çdo lidhje sepse Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi. Ata në Parlament flasin për një vend, për një realitet sikur është në planet tjetër dhe jo në Shqipëri. Është krijuar ky mekanizëm në të cilin mashtrojnë nga mëngjesi në darkë në mënyrë të paskrupullt. I paragjykojnë qytetarët shqiptarë si njerëz që mund t’i mashtrosh dhe mund t’i thuash çfarë të duash.

Në bashkëbisedimin me banorët e Prrenjasit, Kreu i PD-së, Berisha u ndal dhe tek fjala e Kryeministrit Rama dje në Parlament.

Sali Berisha: Dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime urbanistike që të gjitha me bazë rryshfeti. Ky jo vetëm që e dinte, por ky ndryshoi ligjin dhe ngarkoi Policinë e Shtetit për t’u marrë me ndërtimet pa leje. Mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share