Berisha: Rama do ta kthejë Durrësin në “lavatriçen” më të madhe të Europës

Kryesia e Partisë Demokratike zhvillon një mbledhje këtë të martë. Kreu i selisë blu, Sali Berisha ka mbajtur një fjalë para anëtarëve të saj dhe është ndalur tek debati i krijuar për portin turistik të Durrësit. Ai u shpreh se qeveria socialiste i është vërsulur në mënyrë të papërmbajtur pasurive publike të vendit. Sipas Berishës, Rama kërkon ta kthejë Durrësin në Dubain e tij dhe njëkohësisht në “lavatriçen” më të madhe të Europës.

“Këta janë vërsulur në mënyrën më të papërmbajtur ndaj pasurive publike të vendit. Edi Rama pasi ka garantuar të gjitha kanalet e narko-eurove, tani kërkon të kthejë Durrësin në Dubain e tij, por njëkohësisht në “lavatriçen” më të madhe të Europës dhe më gjerë. Me 12 mijë e 600 apartamente në një truall prej 1 mln metër katrorë, Durrësi bëhet qyteti më i pabanueshëm i botës. Tejkalon në dendësi për frymë çdo lagje apo qytet mbi planet, por këto janë anët që shoqërojnë këtë vjedhje të paimagjinueshme”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që më herët, Komisioni i ekonomisë dhe Financave miratoi marrëveshjen për portin e ri turistik të Durrësit./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share