“Kandidatët e lirisë, përballë atyre të mafies“
Nga Tropoja ku prezantoi Besnik Dushajn, i cili në 14 Maj garon nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha shigjetoi kandidatët e majtë, pa kursyer kryebashkiakun socialist Rexh Byberi.
Ky mesazh i Berishës u pasua nga një ultimatum për Byberin, i cili kërkon një mandat të dytë për socialistët në zgjedhjet vendore.
Lokalet e 14 majit i cilësoi jetike për rikthimin e pluralizmit në vend, teksa kundërshtarin e tij politik e akuzoi se po bën gjithçka për të mashtruar shqiptarët, duke e etiketuar edhe si tradhtar të kombit.
Tropojanët i ftoi që në 14 maj ta ndëshkojnë kryeministrin si armik të veriut.
Përballë mungesës së investimeve të qeverisë, Berisha tha se ka një plan ambicioz për shqiptarët e kësaj zone në të dy anët e kufirit.
Berisha premtoi gjithashtu edhe subvencionim për fermerët e zonës.
Tv Klan