“Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme”
Në ditën e 57 të protestës, ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën përpara mbështetësve të tij tha se për rininë vota e lirë është kushti kryesor për dinjitetin e tyre dhe integrimin në Europë, por me Edi Ramën në krye të qeverisë zgjedhjet të lira dhe të ndershme nuk do të ketë në Shqipëri.
Ai theksoi se kjo është arsyeja që të rinjtë do të jenë në ballë të betejës për largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverie teknike, duke mundësuar që ata dhe shqiptarët të votojnë të lirë për të ardhmen e tyre.
Berisha u shpreh se qeverisja e ardhshme e Partisë Demokratike do të bazohet vetëm te të rinjtë.
Tv Klan