Berisha: Protesta e 12 Nëntorit do të zgjas pa afat

Kryetari i PD: Të gjithë janë të mirëpritur në protestë, përveç Lulzim Bashës

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bë bashkohen në protestën e së shtunës në orën 16:00. Nga selia blu, kryedemokrati u tregua i rezervuar për skenarin e saj, ndërsa thekoi se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha nuk duhet të bëhet pjesë e protestës. Po ashtu, Berisha tha se protesta nuk dot ketë një kohëzgjatje të përcaktuar, pasi kjo do të varet kërkesat e protestuesve.

Protestë e vazhdueshme deri në largimin e qeverisë “Rama” është objektivi i PD. Duke iu bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e së shtunë në orën 16:00, kryetari i PD, Sali Berisha tregohet i rezervuar per skenarin e saj.

Por, edhe pse kërkon mbështetjen e të gjithë opozitarëve, Berisha tregoi dhe emrin e demokratit që nuk është i mirëpritur në protestë.

Edhe pse autoritetet kanë dhënë dy orë leje për zhvillimin e protestës, Berisha tha se kohëzgjatja e saj do të vendoset nga qytetarët.

Krydemorkati thekson se protesta e 12 nëntorit është hapja e serive të protestave dhe grevave kundër qeveërisë “Rama”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share