Ish-kryeministri: Rama përdor fjalor halabaku, nuk ka guxim të përballet me mua në debat
Pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare.
Në takimet e zhvilluara në qarkun e Dibrës, Berisha shprehu bindjen për fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe nuk i kurseu akuzat për korrupsion ndaj pasardhësit në krye të qeverisë Edi Rama.
Nga Mati e ftoi përsëri Ramën për debat publik.
Akuzon qeverinë se nuk ka rritur pagat.
Edhe në takimet me qytetarët në Bulqizë Mamurras e Fushë-Krujë, Berisha tha se qytetarët po varfërohen sepse qeveria po keqmenaxhon fondet sidomos ato për tërmetin dhe pandeminë.
Klan News