Berisha në Këshillin Kombëtar të PD: Edi Rama ka shndërruar Tiranën në Beogradin e vogël

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë akuza në drejtim të Kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se është “vasal i Presidentit serb Vuçiç”.

Tirana është shndërruar në Beogradin e vogël nga Edi Rama, tha Berisha, duke dënuar ashpër refuzimin për votimin e rezolutës që dënon krimet serbe në Kosovë.

Në vitin ’45 Enver Hoxha pasi me divizionet e tij mundësoi vërshimin e hordhive serbo-malazeze në Kosovë dhe e dorëzoi atë tek Tito, akt të cilin e mbron dhe në vitin 1982 kur thotë mirë bëmë, Edi Rama po thurr me Aleksandër Vuçiç plane të kobshme për Kosovën dhe shqiptarët në Kosovë. Të refuzosh dënimin e genocidit serb në Kosovë në kuadrin e operacionit “Patkoi” do të thotë si një antishqiptar i vërtetë të vrasësh për së dyti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sot shqiptarët jo vetëm në Shqipëri, sytë, mendjen, zemrën e kanë tek veprimi i PD, tek qëndrimi i PD. Ata kërkojnë nga ne të jemi sot më në këmbë se kurrë, të mos pranojmë më kurrë këtë plaçkitje makabre, çnjerëzore që u bëhet qytetarëve të varfër me bordet dhe klientelën e Edi Ramës. Ata kërkojnë që ne të luftojmë për kafshatën e tyre. Të mbrojmë ata nga një klikë plaçkitëse që nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç pasurimit të vetë. Ata kërkojnë nga ne ti dalim zot interesit kombëtar, ti dalim zot vendit, ti dalim zot kryeqytetit dhe të mos pranojmë kurrë që Tirana të shndërrohet në Beogradin e vogël për shqiptarët”, tha Sali Berisha. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share