Berisha: Më 14 Maj, fitore si në vitin ‘92

Kryetari i PD: Rama manipulon exit-poll, fushata e PS është tallava

Takime me qytetarët dhe mitingje në sheshe është strategjia e fushatës për zgjedhjet e 14 Majit së PD të drejtuar nga Sali Berisha. Para hapjes së fushatës, Berisha pati një thirrje për qytetarët.

“Ftoj çdo të ri që voton për herë të parë të vijë në arenën e lirisë”.

Teksa shpreh bindjen për fitoren e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Berisha ironizoi fushatën e PS.

“Ka një situatë të elektrizuar të cilën unë e kam përjetuar vetëm në pranverën e vitit ’92. Edi Rama është një mediokër. Një artist i dështuar. Tek tallavaja, Edi Rama është vetja e tij”.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe për manipulim të exitpolleve.

“Edi Rama u ka dhënë kompanive të polleve 1 milionë euro secilës për të falsifikuar rezultatet e polleve”.

Në një kohë që Alibeaj ka marrë fondet për fushatën nga KQZ, Berisha tregoi se si do financohet fushata e tij zgjedhore.

“Që të bëjmë fushatë vetëm me kontributin e mbështetësve tanë”.

Akuzat Berisha nuk i kurseu për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për të cilin tha se ka një luftë të brendshme me kryeministrin Rama.

“Akuzon direkt Edi Ramën. Zhvillohet një betejë interesante, unë e studioj”.

Kreu i demokratëve akuzoi qeverinë se nuk po respekton kodin zgjedhor pasi po përdor rritjen e pagave për qëllime elektorale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share