Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Divjakë, Aurel Malko.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kryedemokrati Berisha është shprehur se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë ballëhapur në garën elektorale të 14 Majit teksa akuzoi kandidatët e PS-së se sipas tij vijnë nga “bodrumet e mafies”.
Sali Berisha: Kandidatët tanë kudo që janë, vijnë ballëhapur para qytetarëve, vijnë pasi janë provuar, janë besuar nga vullneti i tyre. Kandidatët e krahut tjetër vijnë nga bodrumet e mafies, vijnë në një mënyrë që askush nuk e merr vesh. Dje isha në Has, kandidati i Hasit kishte 2 emra dhe 4-5 arrestime, ishte si puna e atij që kishit para këtij që ka ardhur tani, si puna e Kokoneshit.
Tv Klan