Berisha fton sërish qyterarët në protestë: Nesër para Parlamentit në orën 10:00

Njësoj si ditën e hënë, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar qytetarët që të mblidhen përpara Parlamentit të enjten kur mbahet seanca plenare.

Përmes një spoti të publikuar në rrjetet sociale, Berisha paralajmëron protestë ditën e nesërme përpara Parlamentit në orën 10:00, ku dhe nis punimet Kuvendi.

“Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit”, ka shkruar Berisha në Facebook, postim që e ka shoqëruar me video.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në seancën e nesërme parlamentare janë parashikuar disa pika në rend dite, mes të cilave edhe projektvendimi “për shkarkimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla” e kërkuar nga deputetët e PD-së.

Ndërkohë, më 3 Mars Partia Demokratike ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share