Berisha: Demokratët u bashkuan

“U bë realitet dëshira e 700 mijë shqiptarëve”

Rikthimin e grupimit që mbështet Gazmend Bardhin në selinë blu e ka përshëndetur edhe lideri i opozitës Sali Berisha.

Në protestën e radhës poshtë shtëpisë së tij ai tha se PD sot me bashkimin e grupimeve brenda saj është kthyer në një shpresën e vetme për demokratët.

“Pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve”, tha Berisha.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share