Berisha: Arsimi është shkatërruar nga vjedhjet e qeverisë

Në një takim me fokus arsimin në vendin tonë, kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka shkatërruar sistemin e arsimin nëpërmjet korrupsionit dhe vjedhjes së fondeve.

Kryedemorkati u zotua se PD do të krijojë platforma për financimin e arsimit në vend si dhe për rritjen e pagave të mësuesve dhe pedagogëve.

“Po të shohësh arsimin tonë, është në rrënim, është në shkatërrim. Shqipëria në analet e historisë do të mbetet në këto vite, rasti klasik i rrënimit të një kombi, rrënimit të një shteti, rrënimit të sistemeve të këtij shteti nga dy faktorë: vjedhja dhe droga. Nuk duhet të bëj një analizë të gjatë të kësaj, por do ndalem vetëm te arsimi. Nëse dixhitalizimi dhe mosha dixhitale kanë një dimension jetik për një shoqëri, është transparenca që ajo sjell në të gjitha fushat ku aplikohet”, tha Berisha./KlanNews/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share