Bëri thirrje për lirimin e Tory Lanez, kritikohet Drake

Tory Lanez plagosi para disa vitesh në këmbë këngëtaren Meghan The Stallion

Drake po përballet me reagime të forta nga fansat pasi ai bëri thirrje për lirimin nga burgu të reperit Tory Lanez.

Pavarësisht një mosmarrëveshjes mes artistëve në vitin 2010, reperi 37-vjeçar i Hotline Bling ndau një foto të Tory Lanez në rrjetet sociale që u pa si shenjë mbështetje për të.

Ajo çfarë irritoi fansat më shumë ishte kur Drake akuzoi këngëtaren Meghan The Stallion se gënjeu kur deklaroi para gjykatës se ishte plagosur nga reperi.

Fansat e artistes dolën shpejt në mbrotje të saj dhe kritikuan deklaratat e Drake.

Shkak për të shtënat me armë në korrik të vitit 2020 u bë një debat që u ndez kur të dy filluan të sulmonin karrierën muzikore të njëri-tjetrit.

Lanez plagosi këngëtaren gjatë një feste ndërsa kjo e fundit u shpreh se reperi i kishte ofruar asaj 1 milion dollarë për të mbajtur të fshehtë ngjarjen e rëndë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share