Berat Imeri: Na duhet mbështetje nga tifozët

Të shtunën me fillim në orën 16:00, në stadiumin te Qendra Sportive në Tetovë në kuadër të javës së 24-të në Ligën e dytë të futbollit vendo, do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës tetovare Teteksi dhe liderit në renditjen e tabelës Voska Sport nga Ohri, që drejtohet nga trajneri tetovar Berat Imeri.

Kjo ndeshje, rëndësi të veçantë ka për të dyja skuadrat, për Teteksin që mundohet të mbijetojë dhe për skuadrën mike për të vazhduar rrugëtimin për kualifikim në elitën e futbollit vendor. Duke marrë parasysh se në këtë ndeshje pritet që të marrin pjesë një numër i konsideruar i tifozëve vendas dhe atyre mysafirë, pritet një atmosferë impozante.

Trajneri tetovar i Voska Sport, Berat Imeri para kësaj ndeshje të rëndësishme deklaroi.

“Na pret një ndeshje e vështirë kundër Teteksit në Tetovë, kundër një kundërshtari i cili tradicionalisht praktikon futboll defanziv. Ne duhet te jemi të qetë dhe të krijojmë sa ma shumë raste dhe të jemi efikas para portës. Na duhet mbështetje nga tifozët dhe ftoj që të jenë në një numër të konsiderueshëm”, deklaroi Imeri për KlanM.

Ndeshja Teteksi – Voska Sport, fillon në ora 16:00, ndërsa drejtësinë në këtë takim do ta ndajë arbitri nga Shtipi, Stojançe Stojanov .

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share