“Beogradi dëshiron fondet, por jo vlerat e BE-së” – Kurti: Në Serbi mbështetja për BE-në ka rënë në 35%

Nëse në Serbi do të bëhet referendum për anëtarësim në BE, i njejti do të dështojë, pasi sipas kryeministrit Kurti, popullata në Serbi nuk i beson BE-së.

Ai përmendi ish kryeministrin serb të vrarë, Zoran Gjingjiq, në kohën e të cilit mblshtetja e serbëve për Bashkimin Evropian ka qenë 75 %. Ndërsa tani, sipas Kurtit, kjo mbështetje ka rënë në 35%.

“Beogradi dëshiron fondet e BE-së, pa vlerat e BE-së. Dëshiron para nga Brukseli pa reforma në Serbi. Pra, dëshiron dëshiron mbështetje financiare dhe ekonomike, pa anëtarësim që sjell edhe obligime në përgjithësi”, tha Kurti,

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Më tej, Kurti shtoi se ekzistojnë iluzione tek ata që besojnë se duke u sjellur mirë me autokratët, ata do të bëhen më të mirë. Përkundrazi, sipas tij, çfarëdo bujarie, autokratët e keqkuptojnë, keqinterpretojnë dhe keqpërdorin./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share