“Serbia kundër dhunës” edhe në dhjetëra qytete tjera
Tubimi para televizionit Pink në Beograd shënoi protestën e nëntë me radhë “Serbia kundër dhunës”. U protestua edhe në dhjetëra qytete tjera të Serbisë, njofton KlanM.
Në Beograd, disa mijëra qytetarë, mbrëmë, nga Kuvendi u drejtuan para ndërtesës së televizionit PINK, ku pronari kontraverz Zhelko Mitroviq, i kishte pritur me një flamur të madh të Serbisë dhe me sigurim të përforcuar.
Marrja e frekuencës kombëtare të këtij televizioni privat, sic thanë organizatorët e protestës, për shkak të promovimit të dhunës është njëra nga kërkesat që nga fillimi i protestave. Kërkesa e njëjtë, sic percjell KlanM, vlen edhe për TV HAPPY, si dhe të hiqen programet që promovojnë dhunë, amoralitet dhe agression.
Pjesëmarrësit e protestës kanë qëndruar rreth një orë para ndërtesës së TV PINK duke brohoritur “Dilni” dhe “Nuk do të bëjmë realitet”.
Pronari i TV PINK, Zheljko Mitroviq, para protestës në Tuitter kishte shkruar se politika redaktuese nuk mund të bëhet nga rruga.
“Nëse ka dicka kontestuese, Serbia ka institucione që do të më paralajmëronin për cdo parregullsi që është në kundërshtim me ligjet ekzistuese”, ka shkruar Mitroviq.
Ndryshe pronari i TV Pink, Zheljko Mitroviq, sic njofton KlanM, më 25 Maj kishte deklaruar se me rekomandim të Presidentit Vuciq do ta heq një “reality program” që emetohet në Tv Pink.
Protesta mbrëmë pati edhe në Kragujevac, Nish, Kralevë, Suboticë, Novi Sad dhe në dhjetëra qytete tjera të Serbisë.
Protestat “Serbia kundër dhunës” me ftesë të disa partive opozitare, sic njofton KlanM, tashmë dy muaj organizohen një herë në javë dhe paraqesin reagimin qytetar ndaj masave të qeverisë serbe pas dy vrasjeve massive me 19 viktima që ndodhën në fillim të majit në Serbi. /KlanMacedonia
https://youtu.be/2HHe2UdFvaU