Partitë proveropiane serbe kërkojnë që ndërkombëtarët të ndjekin situatën parazgjedhore
Në Beograd është mbajtur protesta e 23-të me radhë “Serbia kundër dhunës”. Protestat nisën para pesë muajve pas ngjarjeve tragjike në një shkollë fillore të Beogradit dhe në rrethinën e Mladenovacit.
Protestat nisën para Parlamentit, kurse protestuesit marshuan në atë që e quajën “trasenë mediale” deri te ndërtesa e televizionit publik serb – RTS.
Kërkesat mbeten të njëjta – të ndalet dhuna nëpër media, të hiqen frekuencat kombëtare për televizionet “Pink” dhe “Happy”, të ndërrohet udhëheqësia e RTS-së, të shkarkohet shefi i BIA-s dhe Ministri I Policisë.
Ndërkohë, pesë parti parlamentare serbe të opozitës u kanë dërguar një letër të përbashkët faktorëve relevant ndërkombëtar që ndjekin zgjedhjet, me kërkesën që të prononcohen për kushtet zgjedhore.
Opozita proevropiane serbe vlerëson se regjimi i Vuçiqit, nuk dëshiron t`i zbatojë rekomandimet e OSBE – ODIHR-it duke akuzuar për zgjedhje të kurdisura dhe presione ndaj votuesve, kontrollin e mediave si dhe importin e votuese nga Bosnja e Hrercegovina.
Letra u është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të shërbimit të jashtëm Evropian, raporyuesit për Serbinë në Parlamentin Evropian, emisarit të poësacmë amerikan në Ballkan, Gabriel Eskobar, amabsadorëve të BE-së dhe SHBA-së në Serbi si dhe shefave të Misionit të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës në Serbi./KlanMacedonia