MARSHI DO TË ZHVILLOHET NË RELACION MË TË SHKURTË
Organizatorët kanë bërë të ditur se Marshi i ashtuquajtur I krenarisë “Europride” do të mbahet në Beograd përkundër ndalesës nga autoritetet e Serbisë. Marshi do të zhvillohet në relacion më të shkurtër.
Përkundër ndalesës nga ana e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, pasdite në Beograd do të mbahet marshi në kuadër të “Europride”. Ruta e marshit është shkurtuar kanë njoftuar organizatorët.
Autoritetet serbe kishin ndaluar marshin e komunitetit LGBT për shkaqe sigurise. Organizatorët dorëzuan padi që ishte hedhur poshtë nga Gjykata Administrative e Serbisë.
Arsyetimi I autoriteteve serbe për të ndaluar Marshin “Europride” janë për shkaqe të sigurisë, pasi ekstremistë të djathtë dhe qarqe kishtare gjatë javëve të kaluara në Beograd kishin organizuar protesta kundër mbajtjes së paradës së krenarisë.
Ndalesa për marshin “Europride”nga autoritetet serbe kishte shkaktuar reagime të ashpra nga qarqet ndërkombëtare.
“Europride” është një manifestim panevropian, I cili nga viti 1992 mbahet për cdo vit nëpër qytete të Evropës. /KlanMacedonia/