Bekteshi: Të gjithë tregtarët në vendet turistike do të mund të punojnë të dielave dhe festave shtetërore, kurse punëtorët do të marrin mëditje 100%

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot miratoi ndryshimet në Ligjin për tregti me të cilin u mundësohet të punojnë të dielave dhe festave shtetërore të gjithë shitësve me pakicë dhe shumicë në vendet turistike, të përcaktuara me Ligjin për Turizëm, ka shkruar në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas ministrit, ndryshimet në Ligjin për tregtinë pritet të stimulojnë edhe më tej aktivitetin ekonomik në vend, veçanërisht në destinacionet turistike.

“Duke marrë parasysh të dhënat që i kemi nga Enti Shtetëror për Statistikë për rritjen e numrit të turistëve që nga fillimi i vitit dhe pritshmëritë në përputhje me rezervimet tashmë të bëra për turistët e huaj që do të vizitojnë Maqedoninë e Veriut këtë sezon turistik, veçanërisht Ohrin dhe Strugën, në përputhje me ndryshimet ligjore presim rritje të aktivitetit turistik në mbarë vendin. Ndryshimet në Ligjin për Tregtinë u miratuan përmes një dialogu të përbashkët në një proces gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesuara, veçanërisht në sektorin e turizmit. Punëtorët në Qendrat Tregtare që punojnë të dielave dhe festave do të marrin mëditje 100 për qind më të lartë”, ka shkruar ministri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për tregti, shitoreve, kioskave u jepet mundësia në vendet turistike të përcaktuara me Ligjin për turizëm, të punojnë edhe të dielave dhe festave shtetërore. Gjithashtu, edhe në shitoret e lira doganore në aeroportet ndërkombëtare pas pikave të kontrolleve doganore, sipas ndryshimeve të fundit të Ligjit për tregti, u lejohet që të punojnë edhe të dielave dhe festave shtetërore.

Këto ndryshime ligjore hyjnë në fuqi sapo të botohen në Gazetën Zyrtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share