Bekteshi: Në këto zgjedhje BDI e vetme i merr 17-18 deputetë, me koalicion jemi me mbi 20 deputetë…

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisonin Klan Debat deklaroi se BDI ngelet e vetmja parti serioze në vend, pasi çdo premtim dhe mision e ka realizuar.

“Arben Taravari garon për president dhe në ndërkohë iu thotë se nuk ka interes për të fituar, sepse edhe ai e din qe nuk do të bëhët, pra nuk është serioz. Ndërsa, kemi edhe Bilall Kasamin i cili garon si bartës liste, duke e ditur se nëse e fiton atë mandat, atëherë brenda 6 muajve duhet të ketë zgjedhje per kryetar komune në Tetovë dhe do ngecin punët. Opozita shqiptare janë të bindur qe do t’i humbin zgjedhjet pavarësisht se ndoshta nuk e tregojnë”, tha Bekteshi.

Bekteshi tha se BDI pret fitore deri në 18 deputetë, teksa opozita më pak se 10.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Nuk shoh garë të nxëhtë, sepse BDI do t’I fitoj këto zgjedhje vetëm BDI ka 17-18 deputetë, pa partnerët e koalicionit, më partnërë shkojmë mbi 20, teksa opozita do të këtë fitore më numër një shifror, pra nën 10”, deklaroi Bekteshi. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share