Bekteshi: Mund të ketë rritje të çmimit të pemëve dhe perimeve

Ministri i Ekonomisë, kreshnik Bekteshi në Klan Debat sqaroi masat e qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve ushqimore dhe joushqimore. Sipas tij, mund të priten çmime më të mëdha të pemëve dhe perimeve gjatë periudhës në vazhdim, për shkak se nuk ka prodhim vendor.

“Mund të ndodhë të kemi çmime më të mëdha për pemët dhe perimet. Pse ndodh kjo? Për shkak se gjatë kësaj periudhe kohor RMV duke marrë parasysh pozicionin gjeografik për prodhimin e produkteve bujqësore, nuk ka prodhim vendor të pemëve dhe perimeve dhe varshmëria nga importi është pothuajs e100 % gjatë muajit mars”, sqaroi Bekteshi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share