Ish-ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së Kreshnik Bekteshi ka reaguar ndaj kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski pasi ky i fundit konfirmoi se pas takimit me kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban, Maqedonia do të huazojë 500 milionë euro nga Hungaria.
“As një muaj në Qeveri, e vendosën shtetin në grupin e Dodikut!!! Exim Banka e Hungarisë deri tani ka mbështetur Dodikun me 116 milion Euro, dhe tash paralajmërojnë mbështetje për Maqedoninë e Veriut me 500 milion Euro dhe kamatë 3.25%!!!”, shkroi Bekteshi në Facebook.