“Masat e Qeverisë po japin rezultate. Norma e inflacionit në muajin tetor ishte 3.5% dhe është përgjysmuar në krahasim me muajin e kaluar kur rritja e kostos së jetesës ishte 6.6%”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në fejsbuk, pasi Enti Shtetëror i Statistikave publikoi indekset për koston e jetesës dhe çmimet me pakicë për muajin tetor 2023.
“Kostoja e jetesës në sektorin e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënoi një rritje prej 1% në muajin tetor, që është një rënie drastike krahasuar me 7.8% të llogaritur në muajin e kaluar. Krahasuar me tetorin e vitit 2022, kur inflacioni ishte 19.8% për një vit, vërejmë një ulje të inflacionit 5.5 herë, ka shkruar ministri Bekteshi dhe ka shtuar që Qeveriar sjell masa në interes të qytetarëve dhe mbrojtjes së standartit jetësor.