Bekteshi kërkon mbështetjen e bashkësive fetare për kursim të energjisë

FETAHU: BFI NUK E KA PROBLEM TË KURSEJË RRYMË

Kriza energjetike ka qenë temë edhe e takimit të sotëm të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi me kreun e BFI-së, Shaqir Fetahu. Bekteshi ka kërkuar mbështetjen e Fetahut për tejkalim të krizës energjetike, përmes thirrjes drejtuar besimtarëve për kursim të energjisë elektrike, raporton Klan M.

“Kuptohet se, mbështetje e madhe do të jetë çdo porosi që do të bëhet nga ana e BFI-së dhe njëkohësisht ajo do të shpërndahet përmes xhamive te të gjithë besimtarët, qofshin ata shqiptarë, maqedonas, turq apo të përkatësive të tjera etnike dhe ajo është shumë e rëndësishme. Sepse, me çdo kursim ndihmohet buxheti familjar ndërsa njëkohësisht i ndihmon edhe institucionet në pjesën e uljes së harxhimeve dhe nevojave në pjesën e konsumit” – deklaron Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga ana tjetër, Fetahu është zotuar se, do të jenë në shërbim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve që në këto momente të krizës të jemi racional në shpenzimin e energjisë elektrike.

“Bashkësia Fetare Islame nuk e ka shumë problem që të harxhoj energjinë në mënyrë racionale, sepse ne gjithmonë në objektet tona kemi shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë shumë racionale, sepse të gjitha objektet tona financohen nga vet besimtarët dhe Bashkësia Islame me myftinitë e saj, janë shumë të kujdesshëm në harxhimin e energjisë elektrike” – deklaroi Shaqir Fetahu.

Bekteshi planifikon që një takim të këtillë të zhvillojë edhe në Kishën Ortodokse Maqedonase, për çka tha se po bëhen përgatitjet për të caktuar takim me përfaqësues të KOM-it. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share