Bekteshi: Kam raporte shumë të mira me “Grupin e zjarrit”

Pas të shtunës nuk kemi pasur mbledhje në BDI, por në bazë ditore ne kemi kontakte dhe biseda edhe me kolegët nga Grupi i zjarrit. Kështu u shpreh në Klan Debat, Kreshnik Bekteshi,

“Unë i kam shumë të mira raportet edhe shoqërore edhe njihem nga një kohe e gjatë duke filluar nga z. Xhaferi, Mexhiti, Bexheti e të tjerët… Është legjitime të ketë vërejtje dhe ështe shumë mirë që ka edhe për punën time edhe për kolegët sepse ato vërejtje mund të kontribuojnë në përmirësimin e disa punëve, të cilat ne gjatë punës edhe nuk mund t’i vërejmë si gabime… por vërejtje në formën e imponimit në subjektet demokratike nga ana e pakicës nuk janë në rregull sepse shumica vendos në demokraci”, deklaroi Kreshnik Bekteshi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share