Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nga BDI sot u pyet nëse i ashtuquajturi Grupi i zjarrit në BDI ka 6 deputetë.
Bekteshi tha se sipas informacioneve të tij, në këtë grup janë vetëm dy deputetë.
“Duhet të drejtoheni te Grupi i zjarrit. Me sa di unë ata gjithmonë thonë se punojnë në kuadër të organeve të BDI-së, në përputhje me statusin e BDI-së. Në atë se sa kanë deputetë, duhet t’i pyesni ata, me sa di unë, në Grupin e zjarrit, në thonjëza, janë vetëm dy deputetë. Zotëri Mexhit dhe Zonja Koxhaxhiku. Më e rëndësishmja është që në këto kohëra të vështira të jemi të gjithë të bashkuar”, tha Bekteshi.