Bekteshi: Edhe diaspora duhet të ketë mundësi që të japi kontributin e saj gjatë zgjedhjeve

I ftuar në Emisionin Klan Debat ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesh, theksoi edhe rëndësisnë e diasporës në zgjedhjet lokale dhe ato presidenciale dhe procedurat e votimit të cilat janë të vështira për t’u realizuar dhe për të votuar në diasporë.

“Është bërë një progres në ndryshime e ligjit për këtë proces të zgjedhjeve, dhe për bashkimin e njësive zgjedhore për shkak se njësitë zgjedhore ishin të ndara në kontinente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo në Kontinentin e Evropës dhe në Australi dhe tash të gjitha janë të bashkuara në një ku minimumi i votave për një deputet në Republikën e Maqedonisë, e nxjerr deputetin e diasporës që është pak vështirë të arrihet duke marrë parasysh që në fillim ka procedura për regjistrim për aprovimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor për formulimin e listës dhe pastaj duhet të ambasadat që votohet dhe siç e dimë në shtete të ndryshme të merret diku tek pesë apo gjashtë orë, vetëm pse duhet në ambasadën aty ku e ka Republika Maqedonisë, dhe jami bindur se kjo duhet të ndodhi për shkak se edhe diaspora kontribuan edhe në zhvillimin ekonomik të vendit por edhe në çështje tjera në Maqedoni e Veriut dhe ato duhet të japin kontributin e tyre sa i përket zgjedhjes së cilën duhet ta bëjnë të gjithë qytetarët”, tha Bekteshi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share