BDI NË ODËN EKONOMIKE TË MAQEDONISË
Ekip e BDI-së e kryesuar nga Kreshnik Bekteshi, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi sot vizituan Odën Ekonomike të Maqedonisë. Në deklaratë për mediat, Bekteshi tha se vizita është në suaza të përgatitës së programit zgjedhor që Frontit Europian i udhëhiqur nga BDI, do të përgatis për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
“Me të vetmin qëllim që politikat tona të jenë gjithëpërfshirëse ku qëllimi kryesor do të jetë standardi jetësor i qytetarëve por edhe përmirësimi i klimës së biznesit, ku kompanitë dhe sektori i biznesit në Maqedoninë e Veriut do të rritë konkurentshmërinë e tij, në krahasim me rajonin por pse jo edhe më gjerë.” – th Bekteshi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski deklaroi se do të shfrytëzojnë instrumentet që i kanë për të kërkuar sa më shumë efikasitet në ekonominë e vendit nga institucionet.
“Ne duhet të jemi të guximshëm dhe të themi, mjaftë ishin çështje të natyrës politike, ata nuk do të hiqen ose të përfundojnë por do të trajtohen edhe më tej me tepër vëmendje, pasi ne si biznes kuptuam një mësim në këtë proces e ajo është se ti mund të bësh çka të duash, mund të ndërtosh në biznes gjithçka që ke menduar, por nëse ti nuk ke sundim të së drejtës në një shtet, nëse nuk ke parime të tregut të vlerave të cilat janë të lidhura me vlerat euroatlantike nuk mund të bëshë asnjë rritje të Bruto Prodhimit vendor” – tha Branko Azeski
Ditë më parë, përfaqësuesit e BDI-së kishin takim edhe me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. /tvklan.mk/