Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në suaza të takimeve “Bashkë për Europë” të kryetarit të kësaj partie me qytetarë dhe bazën partiake në Tearcë tha se vizioni i Ali Ahmetit është që të realizohet programi I BDI-së jo duke i personalizuar projektet, port ë shërbejmë për qytetarët ashtu siç e meritojnë.
“E menaxhuam pandeminë, krizën energjetike, kemi realizuar shumë projekte. Vizioni i Ali Ahmetit është që të realizohet programi i BDI-së jo duke i personalizuar projektet, por të shërbejmë për qytetarët ashtu siç e meritojnë. Secili projekt i realizuar nga institucionet qendrore, e ka vulën e qytetareve në vendin tonë, por dhe mbështetjen e z.Grubi, e them këtë sepse në bazë ditore unë me koleget ministra, jemi në koordinim me zëvendëskryeministrin Grubi. Nuk duhet krijojmë njerëz që dikush neve të na ketë neve borxh nesër, por për të realizuar projekte që janë pjesë e platformës së BDI-së, sepse puna jonë është përgjegjësi. Mos besoni kur thonë se punën ua kryej unë ose ai tjetri, besoni Ali Ahmetit dhe ideve të tij, sepse vetëm ashtu fitoni sot dhe në të ardhmen”, tha ministri Bekteshi në fjalën e tij.