Bekteshi: BDI ka një ushtri pas vetes me në krye Ali Ahmetin

Besa Kadriu, nënkryetare e Lëvizjes Besa duke debatuar me deputeten e BDI-së, Fisnike Bekteshi, hodhi argumentin se BDI si parti në pushtet kushtëzon votuesit e saj me vendet e punës. Ndërkaq, Bekteshi e mohoi këtë, duke u shprehur se BDI po votohet nga shqiptarët për 20 vite radhazi.

“BDI ka një ushtri të tërë pas vetes me në krye zotin Ali Ahmeti”, tha mes tjerash Fisnike Bekteshi.

Ndërsa, Kadriu u shpreh se shumica e votuesve të BDI-së nuk e dinë ideologjinë e kësaj partie, por shtoi se janë vota të kushtëzuara me presione e shantazhe të pushtetit./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share