SOFRA TRADICIONALE NË KËRÇOVË
Kështu përgatitej mishi i kurbanit për ditën e Hashures.
Pas mishit të kurbanit u shpërnda edhe specilaiteti I njohur për këtë festë, ashurja.
Nga teqja Hidër në Kërçovë, Ejup Baba uroi që festa të sjellë mirësi për të gjithë.
Në sofren tradicionale të dites së ashures ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Kërçovës , Fatmir Dehari.
Dita e Ashures, vjen pas 10 ditësh agjërimi, gjatë të cilave përkujtohet sakrifica e besimtarëve bektashinj. Origjina e festës nis nga Iraku. Dita e Ashures njihet si dita e martirizimit të imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë dhe së bashku me 72 shokët e tij u martirizua. Dita e Ashures është dita e fundit e Matemit ose agjërimit dhe sakrificës së bektashinjëve.