Pas kërkesës së degës Alternativa – Çair që kryetari Afrim Gashi ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali. Ky i fundit thotë se ata që kërkojnë dorëheqjen e tij janë individë të caktuar dhe nuk ka pakënaqësi në organet e partisë.
“Nuk vlen të përgjigjem në këtë pyetje për shkak se Dega e Çairit e mohoi këtë qëndrim dhe ata që kërkojnë dorëheqjen time janë individë të caktuar të cilët marrin pjesë në organe të ndryshme të partisë dhe asnjëherë deri më tani asnjë lloj pakënaqësie nuk është shprehur në organet partiake”, tha mes tjerash Sali. /KlanMacedonia/