DO TË KËRKOJMË LLOGARI NGA FUNKSIONARËT E BDI-së NË ORGANET E PARTISË
Një ndër nënshkruesit e letrës së hapur drejtuar Kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit apo nga grupi i të pakënaqurve në BDI – Nevzat Bejta, në emisionin e mbrëmshëm Klan Debat u shpreh i pakënaqur nga Qeveria aktuale duke thënë se nuk është në shërbim të qytetarëve. Bejta tha se pakënaqësitë nga i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” në BDI nuk kanë ardhur nga ata por nga anëtarësia dhe degët e partisë. Bejta shtoi se strukturat e partisë kishin shumë vërejtje ndaj qeverisë aktuale se nuk u përgjigjen kërkesave të tyre, se nuk realizohet sa duhet programi dhe prandaj, sic tha, janë detyruar të ngrejnë zërin.
”Me punën e qeveritarëve tanë në Qeveri nuk jemi të kënaqur, ne prandaj kemi kërkuar të funksionojnë organet partiake që të ketë përgjegjësi. Sepse ata shkuan nëpër ministri të zbatojnë plan programin e BDI-së, nuk kanë shkuar në aheng. Qeveria aktuale nuk është në shërbim të qytetarëve” – tha Nevzat Bejta.
Më 29 tetorë do të mbahet mbledhje e Kryesisë Qendrore të BDI-së ku në organet e partisë do të kërkohet llogaridhënie nga të gjithë ministrat se sa kanë realizuar programin. /KlanMacedonia/