Begaj: Retorikë e panevojshme në fushatë

“Partitë politike shpërfillën thirrjen time”

Presidenti i Republikës ndihet i shpërfillur nga partitë politike të cilat nuk e kanë marrë në konsideratë thirrjen e tij për të mos përdorur retorika denigruese dhe konfliktuale gjatë fushatës zgjedhore.

Por Begaj ju kujton se kostot do t’i kenë vetë forcat politike dhe institucionet nëse kjo retorikë do të sjellë pasoja ditën e zgjedhjeve.

“Çdo faktor duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. Ky është një detyrim që ia kemi qytetarëve shqiptarë, që ka të bëjë me standardin zgjedhor më të lartë”.

Presidenti bën thirrje që qytetarët në mënyrë masive të dalin të dielën e 14 Majit dhe të përdorin të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share