Ngjaja vjetore “Billboard Women In Music 2024” në Los Angeles mblodhi së bashku disa nga artistet më në zë të momentit, duke përfshirë edhe artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
Artistja shfaqet çdo herë më shumë në skenën ndërkombëtare duke lënë gjurmë të pashlyera me talentin dhe performancat e saj.
Bebe Rexha shkëlqeu në të zezë, duke mahnitur të pranishmit me një fustan të zi me material lëkure dhe një korse të ngushtë dhe të hapur.
Artistja dha puthje për kamerat ndërsa flokët e saj të gjatë bionde u lanë të lira përgjatë gjoksit.
Ajo qëndroi ndër emrat e shquar të mbrëmjes, duke treguar për të gjithë energjinë dhe sharmin që ajo përfaqëson në skenë.
Ky event vjetor u mbajt në Teatrin ‘YouTube’ në Inglewood, Kaliforni, mbrëmjen e së mërkurës, dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim në Billboard duke filluar që nga e enjtja.
Billboard vlerëson që nderimet “Women In Music” tregojnë për rëndësinë globale që ka marrë muzika në ditët e sotme. Artistë të tillë si Karol G, Charli XCX, Maren Morris, NewJeans, TEMS, Victoria Monet, Young Miko dhe Luísa Sonza ishin jo vetëm të nderuarat e mbrëmjes, por edhe performuan në këtë gala mbrëmje në Los Angeles.
Pa dyshim, prezencat e artistëve të talentuar si Bebe Rexha, së bashku me performancat e tyre, kontribuojnë në rritjen dhe promovimin e diversitetit të kulturave përmes muzikës në arenën ndërkombëtare.