Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur në Kosovë për të performuar në festivalin madhështor Sunny Hill. Teksa ajo zbret shkallët e aeroplanit të saj privat, ka përshëndetur me entuziazëm: “Prishtina jam këtu, let’s goo”.
Sunny Hill, një nga festivalet më të mëdha të Evropës Juglindore, do të mbahet në Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik, ku Bebe Rexha do të jetë një nga artistet kryesore që do të ngjitet në skenë. Fansat e saj janë të emocionuar për këtë performancë të veçantë në vendlindjen e saj.