Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, në Beach Volley ka siguruar finalen e madh të Kampionatit Ballkanik, pasi Serbia refuzoi të shfaqej në fushë për t’u ndeshur me “Dardanet” në përballjen gjysmëfinale.
Ndeshja ishte paraparë të luhej sot me fillim nga ora 8:30 në mëngjes, mirëpo, ekipi serb nuk doli në fushë për përballje me vashat tona, të cilat tash kualifikohen në finale.
Në finalen e madhe, Kosova do të ndeshet me Turqinë 1, sot, e dielë, me fillim nga ora 16:50. /KlanMacedonia/