BE: Shqipëria tregoi durim për negociatat

Komisioneri Várhelyi flet për proces të ndarë nga RMV-ja

Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi e ka vlerësuar Shqipërinë që sipas tij tregoi solidaritet të vërtetë me Maqedoninë e Veriut dhe pjekuri për të kuptuar se shtetet anëtare të BE-së donin që të dy vendet të ecnin së bashku. Tashmë për Brukselin rrugët janë ndarë.

“I gjithë procesi i zgjerimit bazohet në merita dhe tani gara është duke u zhvilluar, se kush i plotëson i pari kriteret e anëtarësimit, për të hyrë i pari në BE. Tani ne duhet të punojmë shumë fort me vendet kandidate në mënyrë që ato të përshpejtojnë integrimin e tyre real. Çështja e shtetit të së drejtës duhet të konsiderohet si prioritet. Serbët dhe malazezët zgjodhën të përshtaten me metodologjinë e re. Vendet kandidate mund të integrohen më shpejt në ata sektorë në të cilët kanë arritur të mbyllin një grup të caktuar negociator dhe nëpërmjet planit ekonomik dhe investues”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sipas komisionerit ka kufij shumë të qartë në mënyrën e të bërit politikë në Europë, kufizime shumë të qarta në politikën e qytetëruar. Për Varhelyi opozita maqedonase kaloi shumë nga ato vija të kuqe.
Varhelyi e konsideron rikthimi i debatit për zgjerimin si i vetmi efekt ‘pozitiv’ i luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Jemi të vetëdijshëm se Europa nuk do të gëzojë siguri, stabilitet dhe prosperitet pa u integruar plotësisht Ballkani Perëndimor. Tundimet janë shumë të qarta në Ballkanin Perëndimor, ndaj BE-ja duhet t’u bëjë të qartë këtyre shteteve se vetëm Europa mund të sjellë paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë në këtë rajon”.

Sipas Varhelyi sidomos vitet e fundit interesi për zgjerimin e BE-së ishte zbehur.

“Ne nuk duhet të harrojmë se Juncker në krye të Komisionit Europian i tha ‘jo zgjerimit’. Vetëm rreth gjysmës së dytë të mandatit të tij, Komisioni i kryesuar nga Jean-Claude Juncker e kuptoi se ishte një gabim strategjik refuzimi i zgjerimit. Unë besoj se tani, dhe kjo do të jetë një përgjegjësi e madhe për Komisionin Europian, ka një vullnet të qartë politik për procesin e zgjerimit”.

Lidhur me propozimin e Macron, për të krijuar një Komunitet Politik Europian me vendet që nuk janë anëtare, Várhelyi nuk ishte shumë i qartë, duke u kufizuar në komentimin se mund të ishte një tjetër element, me synimin për një zgjerim të ardhshëm të BE-së me anëtarë me të drejta të plota.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share