BE publikon planin për kursimin e energjisë

Kufizim furnizimi në oraret e pikut

Komisioni Europian ka gati planin e kursimit të energjisë dhe frenimin e rritjes së çmimeve për këtë dimër, pas reduktimit të gazit rus si pasojë e luftës në Ukrainë.

Mediat italiane kanë publikuar detaje nga plani i Komisionit, ku ndër të tjera u kërkohet qeverive të vendeve anëtare të detyrojnë qytetarët e tyre të ulin konsumin gjatë orareve të pikut. Kohëzgjatja ditore e detyrimit pritet të jetë 3 – 4 orë në ditë, në periudha që çdo vend i përcakton vetë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Drafti i Komisionit Europian parashikon vendosjen e një kufiri për fitimet e operatorëve të prodhimit të energjisë. Parashikohet që të ardhurat shtesë të këtyre operatorëve nga rritja e çmimit të energjisë të tatohen me tarifa të larta. Të ardhurat nga tatimi do të përdoren nga qeveritë e vendeve anëtare për të subvencionuar familjet që përballen me fatura të larta. Plani nuk parashikon vendosjen e një çmimi tavan për blerjen e gazit rus.

Sakaq, qeveria çeke miratoi të hënën vendosjen e një kufiri për çmimin e energjisë për familjarët. Elektricitetin do ta paguajnë 0.24 Euro për kilovatorë ndërsa gazin për ngrohje 0.12 Euro, duke nisur nga Nëntori. Çmimi do të vazhdojë të jetë i lartë për bizneset.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share