BE pezullon bashkëpunimin me Nigerin

Mercenaret e Wagner-it mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit në Niger

BE-ja ka pezulluar të gjithë bashkëpunimin e sigurisë me Nigerin pasi ushtria e vendit mori pushtetin me një grusht shteti.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, iu bashkua SHBA-së dhe Francës të cilat refuzuan njohjes e udhëheqësve të grushtit të shtetit dhe tha se bashkëpunimi për sigurinë dhe ndihma buxhetore po pezulloheshin për një kohë të pacaktuar. SHBA-ja deklaroi mbështetjen e saj për presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum i parë si një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

ADVERTISING

Të premten, kreu i njësisë së rojeve presidenciale, gjenerali Abdourahmane Tchiani, u vetëshpall lideri i ri i Nigerit. Ai tha se pasiguria, problemet ekonomike dhe korrupsioni e bënë atë të merrte pushtetin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni do t’i japë të gjithë mbështetjen e nevojshme atij, që të rimarrë pushtetin.

“Kam folur sërish me presidentin Bazoum dhe me kolegë të tjerë. Ekipi ynë ka qenë thellësisht i angazhuar me shumë vende në rajon dhe ne jemi të bashkuar në dënimin e veprimeve që kanë ndodhur në Niger, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të presidentit Bazoum, duke bërë thirrje për rivendosjen e menjëhershme të rendit demokratik. Në lidhje me ambasadën tone ne lëshuam një alarm sigurie që këshillon qytetarët amerikanë të kufizojnë çdo lëvizje të panevojshme dhe kemi marrë çdo masë paraprake të nevojshme për t’u siguruar personelin”.

Ndërkaq nga Moska, mercenarët e Wagner-it mund të jenë përfshirë në grushtin e shtetit në Niger. Në një mesazh pa u shfaqur me fytyrë në rrjetin Telegram, kreu i Wagner-it, Jevgeni Prigozhin përshëndeti marrjen e pushtetit nga gjenerali Abdourahmane Tchiani.

Perëndimi mbështet Bazumin si të parin president të zgjedhur me votë të lirë që prej 1960-ës. Edhe pse nuk pranon përfshirjen e drejtpërdrejtë në këtë konflikt, njësia Wagner tregoi edhe një herë se është aktive ashtu si edhe në vende të tjera afrikane ku besohet se ka shkaktuar trazira, përfshirë Malin, Çadin apo Republikën e Afrikës Qendrore.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share