Bashkimi Evropian ka thënë se të gjithë duhet të ndërmarrin veprimet për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës.
BE-ja thotë se nuk do pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm apo provokues.
“Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të shtensionuar situatën dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet”, thuhet në komunikatën e BE-së.
BE-ja shtoi se zgjedhjet e fundit në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike dhe një e tillë mund gjendet vetëm përmes një dialogu duke përfshirët të gjitha palët.
“Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”. /klankosova