“Është urgjente të përcaktohen dhe respektohen pauzat humanitare”, tha Janez Lenarçiq, komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, në një takim të ministrave të jashtëm të bllokut në Bruksel.
“Këto pauza duhet të jenë kuptimplote”, shtoi Lenarçiq.
“Karburanti duhet të futet. Siç mund ta shihni, më shumë se gjysma e spitaleve në Rripin e Gazës ndaluan së punuari, kryesisht për shkak të mungesës së karburantit, dhe karburanti është dëshpërimisht i nevojshëm”, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.