BE: Mbetet e hapur mundësia për shkëputjen e Shqipërisë nga RMV-ja!

Bashkimi Evropian është optimist se për Shqipërinë do të ketë lajme të mira në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, që do të mbahet nesër. Për Maqedoninë e Veriut, gjërat do të jenë më të qarta gjatë ditës së nesërme, njoftojnë burime të Këshillit Evropian. Shqipëria dhe RMV-ja janë në pakon e njëjtë në rrugën e tyre për integrim në BE.

Procesi aderues I RMV-së në BE të vazhdojë me automatizëm sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e kornizës negociuese – thuhet në draft-konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme në Bruksel.

Në dokument përshëndetet progresi i RMV-së, kurse njëkohësisht inkurajohen partitë politike në parlament që të fokusohen në procedin reformues dhe ndryshimet kushtetuese.

Në mënyrë plotësuese, hapet rruga për ndarjen e Shqipërisë nga RMV-ja, respektivisht për Tiranën përmendet se pas përfundimit të skriningut, pritet të vazhdojë me fazën e dytë të procesit.

“Këshilli është gati të thirrë edhe një konferencë ndërqeveritare, pa anulime dhe pa një vendim shtesë politik, sa po RMV-ja ta zbatojë angazhimin për përfundimin e ndryshimeve kushteteuse sic përmendet në Konkluzionet e Këshillit nga Korriku 2022, konform procedurave të saja të brendshme” – thuhet në draft-konkluzionet e Këshillit për Punë të Përgjithshme, ku qasje kanë pasur disa media nga vendi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share