Synohet kontroll ndaj pronarëve të klubeve të futbollit
Pronarët e klubeve europiane të futbollit shumë shpejt do të jenë subjekt i kontrolleve financiare, që nga të ardhurat tek asetet e tyre deri tek bizhuteritë.
Këshilli dhe Parlamenti Evropian arriti një marrëveshje për direktivën e re për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Palët kanë rënë dakord që në çdo rast që do të nevojitet, organet hetimore do të ketë të gjitha informacionet për pronarët.
Ndërkaq njësitë e inteligjencës financiare do të kenë më shumë kompetenca për të analizuar dhe identifikuar rastet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe si për të pezulluar transaksionet e dyshimta.
Në analizë do të jenë të ardhurat e klubeve dhe ato të menaxherëve të futbollistëve, asetet në kriptovaluta apo sendet luksoze si bizhuteri, ora, makina, avionë, jahte apo vepra arti.
Agjencia spanjolle e lajmeve ‘Europa Press’ raporton se Këshilli i Parlamentit Europian beson se sektori i futbollit është një nga ata me rrezik të lartë duke qenë se është subjekt i ndryshimeve financiare të mëdha në një periudhë shumë të shpejtë kohore.
Tv Klan