BE kritikon Serbinë për shpalljen e zisë kombëtare

Stano: Nuk mund të barazohen viktimat me terroristët

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka kritikuar sot vendimin e Beogradit për shpalljen e ditës së zisë për agresorët serbë që mbetën të vrarë në sulmin e 24 Shtatorit kunder policisë në Banjskë të Kosovës. Sipas tij, “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

“Dua ta përsërisë qartë pozitën e BE-së. Ky ishte sulm terrorist dhe ai duhet të hetohet, e përgjegjësitë duhet të sillen para drejtësisë. Të gjithë që janë të përfshirë apo që mund, janë të detyruar të bashkëpunojnë në mënyrë që të sigurohet që ky sulm të hetohet plotësisht dhe ata që e kanë planifikuar, që e kanë ekzekutuar apo që ishin prapa të sillen para drejtësisë”, tha Stano në konferencën për mediat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share