Shtetet anëtare shpresojnë të bindin Hungarinë që të heqë bllokimin e financimit në samitin në Bruksel
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mblidhen këtë të enjte për të diskutuar për buxhetin për 2024-2027, duke përfshirë ndihmën prej 50 miliardë Eurosh për Ukrainën që Kryeministri hungarez Viktor Orban bllokoi në samitin e fundit të BE-së në Dhjetorin e vitit të kaluar.
Ata janë gjithashtu të gatshëm t’i japin paratë Kievit pa Hungarinë nëse argumentet e tyre dështojnë. Plani është të ndihmojë në mbulimin e nevojave të Ukrainës përgjatë viteve 2024-2027 me 33 miliardë Euro kredi dhe 17 miliardë Euro grante.
Samiti është mundësia e fundit për të arritur një marrëveshje, si një mënyrë për të financuar Ukrainën. Përpjekjet për të bindur Orbanin janë dyfishuar në 24 orët e fundit, me përfaqësuesit e 26 shteteve të tjera të BE-së që ranë dakord të fusin një paragraf kompromisi në projekt-tekstin e marrëveshjes që kërkohet në samitin për buxhetin.
Ditët e fundit Hungaria tha se do të heqë veton e saj, por vetëm nëse buxheti rishikohet çdo vit. Nga ana tjetër, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell është shprehur se BE-ja pret të arrijë vetëm 52% të objektivit të saj për të dërguar 1 milion predha në Ukrainë deri në Mars të këtij viti.
Klan News