BE kërcënon edhe Serbinë me masa ndëshkuese

Lajçak: Në fuqi nëse Beogradi nuk bashkëpunon

Pas Prishtinës, Bashkimi Europian kërcënon edhe Beogradin me masa ndëshkuese, nëse nuk ndërmerr hapa për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“BE-ja e ka bërë të qartë se i ka sanksionet gati për Serbinë dhe ato do të zbatohen nëse vendet anëtare vlerësojnë se Serbia nuk i bindet BE-së”.

Ndërsa Vuçiç, siç shkroi vetë në Instagram, i shprehu Lajçakut shqetësimin se serbët e Kosovës janë të ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit, ndaj dhe i kishte kërkuar angazhim më të madh të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e situatës.

Bashkimi Europian i ka kërkuar Serbisë të nxisë tërheqjen e protestuesve serbë nga ndërtesat komunale, një hap që duhet të ndërmerret paralelisht me kërkesën ndaj Prishtinës për tërheqjen e Policisë së Kosovës.

Të martën, gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçak ia bëri të qartë edhe Kurtit se masat ndëshkuese që janë në fuqi ndaj Kosovës, do të hiqen vetëm kur të plotësohen kërkesat e BE-së për çtensionim.

Tv Klan

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share