BE-ja ka vendosur të mbajë takimet e radhës të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes në Bruksel në vend të Budapestit, si një qortim simbolik ndaj Hungarisë për diplomacinë e saj në lidhje me Ukrainën.
Ky ndryshim, i cili do të ndodhë nga 28 deri më 30 gusht, është një goditje për reputacionin e Hungarisë, vetëm disa javë pasi ajo mori presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka zemëruar partnerët e tij të BE-së duke shkuar në Moskë për të eksploruar një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe duke akuzuar BE-në për ndjekjen e një politike pro-luftës.
Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri, tha se qëndrimi i qeverisë Orban duhet të ketë disa pasoja dhe se një sinjal simbolik duhet t’i dërgohet Hungarisë.