Raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd në 2 maj në Bruksel
30 ditë pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Prisshtinë-Beograd të mbajtur në Ohër, BE ka konfirmuar themelimin e komitetit të përbashkët monitorues për marrëveshjen e Ohrit, duke ju përmbajtur përcaktimit në aneksin e zbatimit të marrëveshjes, njofton korespodentja e Tv Klan nga Brukseli, Erisa Zykaj.
Zêdhënësi Peter Stano ka bërë të ditur, se BE-ja si ndërmjetësuese e dialogut Prishtinë- Beograd, së bashku me Kosovën dhe Serbinë, si palë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, kanë krijuar sot një komitet të përbashkët monitorues për të mbikëqyrur zbatimin e narrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe aneksit të zbatimit të saj.
Sipas tij, komiteti i përbashkët i monitorimit do të takohet rregullisht në Bruksel. Ky komitet do të kryesohet nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ndërkohë që Kosova do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami dhe Serbia nga kryenegociatori Petar Petkoviq.
Termat e referencës, sic njofton Erisa Zykaj nga Brukseli, pritet të finalizohen dhe miratohen në takimin e parë të Komitetit, që do të zhvillohet pas takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë i planifikuar të mbahet në Bruksel të martën më 2 maj.