BE i ofron përkrahje Vesna Damevës në krye të Këshillit Gjyqësor

Ambasadori David Geer, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ka takuar sot kryetaren e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vesna Dameva, përcjell KlanM. Në takim, siç thuhet, ambasadori përshëndeti vendimin e Gjykatës Administrative dhe dha mbështetje në veprimet e mëtutjeshme të kryetares Vesna Dameva, si dhe në aktivitetet dhe angazhimet e ardhshme të Këshillit Gjyqësor, me qëllim të garantimit të sundimit të ligjit dhe rivendosjes së besimin e qytetarëve.

“Ambasadori Gir iu referua konkretisht rekomandimeve të KE-së, duke theksuar se 17 nga 40 rekomandimet që përmban Raporti i Misionit Vlerësues të KE-së mund të zbatohen menjëherë, sepse janë afatshkurtra, nuk kërkojnë ndryshime kushtetuese dhe ligjore, dhe varen nga vetë Këshilli Gjyqësor. Kryetarja Dameva e informoi ambasadorin se gjatë javës së ardhshme do të mbahet punëtoria e financuar në kuadër të projektit IPA ‘Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit’, në të cilën do të nxirren konkluzione për secilin nga rekomandimet e Misionit vlerësues”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share